10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“Jemi të gatshëm për çdo bashkëpunim për pastrimin e Irakut nga terrorizmi”

Më të lexuarat

Kurtulmuş: “Iraku është i irakianëve. Siria është e sirianëve. Por as ne si Turqi nuk mund të lejojmë asnjë organizatë terroriste që të ndryshojë atje strukturën etnike”

Zëvendëskryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmuş, në një deklaratë për gazetarët tha se “Turqia është e gatshme për çdo bashkëpunim me Qeverinë Qendrore të Irakut për pastrimin e këtij vendi nga organizatat e terrorizmit. Turqia në këtë kontekst që në fillim e ka shprehur se edhe Musuli ndodhet pëballë kërcënimit të DAESH-it dhe organizatave të tjera terroriste”, raporton Anadolu Agency (AA).

Pasi ka vënë në dukje se Turqia është kundër përpjekjeve për ndryshimin e strukturave në Irak dhe Siri, Kurtulmuş u shpreh më tej: “Iraku është i irakianëve. Siria është e sirianëve. Por as ne si Turqi nuk mund të lejojmë asnjë organizatë terroriste që të ndryshojë atje strukturën etnike, apo të kryejë akte të tilla për të ndryshuar strukturën demografike atje. Gjithashtu edhe Iraku apo ndonjë vend tjetër nuk duhet ta lejojë këtë.”

“Nuk do të lejohet që çështja “Bashika” të bëhet çështje diskutimi”

Ndërsa në lidhje me një pyetje për çështjen e kampit Bashika, zëvendëskryeministri Kurtulmuş ka theksuar se “Është e qartë se në çështjen Bashika e dini se që në fillim qeveria rajonale në Irakun e Veriut, edhe qeveria e Barzanit kanë kërkuar mbështetjen, ndihmë nga njësitë turke kryesisht në çështjen e trajnimit të forcave lokale për çlirimin e Musulit. Kjo çështje nuk është temë e ndonjë diskutimi. Turqia nuk do të lejojë që Bashika të bëhet çështje e diskutimit.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit