12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

JEMEN: NGA SULMI AJROR – 5 MILITANTË TË VRARË

Më të lexuarat

Raportohet se pesë militantë të dyshuar islamikë janë vrarë nga sulmi me aeroplan pa ekuipazh ndaj makinës së tyre në pjesën juglindore të Jemenit.

Zyrtarët lokalë thanë mbrëmë se sulmi ndodhi në qarkun al-Katën në provincën Hadramavt.

Shtetet e Bashkuara, që frikësohen nga përhapja e militantizmit islamik në Jemen, i kanë intensifikuar sulmet me aeroplanë pa ekuipazh këtë vit – raporton Rel.

Al-Kaida në Gadishullin Arabik e ka selinë në Jemen dhe ka ndërmarrë operacione në Arabinë Saudite fqinje dhe kundër Shteteve të Bashkuara.

Të martën, dy pjesëtarë të dyshuar të rrjetit al-Kaida janë vrarë nga sulmi me aeroplan amerikan pa ekuipazh, kundër veturës së tyre në pjesën qendrore të Jemenit.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit