“Jelekverdhët”, pesë muaj protesta kundër Macronit

0
10

“Jelekët e verdhë” në Francë tashmë pesë muaj me radhë vazhdojnë protestat kundër politikave të presidentit Emmanuel Macron. Protestat të cilat fillimisht nisën si reagim kundër rritjes së çmimeve të karburanteve, u shndërruan në protesta anti-qeveritare.

Protestuesit presin me padurim një adresim para kombit nga presidenti Macron mbi kushtet ekonomike të Francës, që u prolongua pas zjarrit që përfshiu katedralen Notre Dame në Paris. Në një deklaratë të martën, presidenti Macron tha se së shpejti do të adresojë fjalmin e tij, por protestuesit pretendojnë se ai nuk do të mund t’i bind ata.

Duke dështuar për të gjetur një zgjidhje për t’u dhënë fund protestave dhe dhunës së “jelekëve të verdhë”, qeveria franceze i ndaloi të protestojnë në qendrat e qytetit. Arsyeja kryesore për ndalimin ishte protesta e 16 marsit në Champs-Elysees Avenue, ku policët u sulmuan me gurë, u krijuan barrikada me zjar, si dhe disa restorante dhe lokale u plaçkitën.

Përveç kësaj, gjatë protestave 192 persona u arrestuan dhe 42 të tjerë, përfshirë 17 policë u plagosën. Qeveria franceze më vonë njoftoi se 91 lokale dhe restorante u plaçkitën si dhe vlerësoi rreth 200 milionë euro dëme materiale.

Javën e kaluar, policia franceze përdori sprej me piper kundër protestuesve si dhe arrestoi 15 prej tyre. Po ashtu protestuesit në Toulouse shpërfillën ndalimin për të protestuar në qendrat e qytetit dhe i vunë zjarrin një automjeti. Policia u përgjigj me sprej piper dhe arrestoi 43 persona.

Ligje të reja për të dekurajuar protestuesit. Qeveria franceze së fundmi ka miratuar një ligj për parandalimin e dhunës në protesta.

Protestuesit që mbulojnë fytyrat e tyre gjatë protestave të dhunshme mund të dënohet me 1 vjet heqje lirie dhe të gjobiten deri në 15 mijë euro. Për më shumë, dëmet materiale gjatë protestave do të kompensohen nga protestuesit apo nga ata që “ushtrojnë dhunë”.

Në përputhje me ligjin, policia u autorizua të kontrollojë protestuesit para demonstratave dhe gjykatat tani mund t’i pengojnë ata që janë në lirim me kusht të marrin pjesë në protesta. Protestuesit që mbajnë substanca të rrezikshme gjatë protestave tani do të gjobiten me deri në 3 vjet heqje lirie ose 45 mijë euro.

Protestat e “jelekëve të verdhë” kanë vazhduar që nga 17 nëntori i vitit 2018. Sipas shifrave të fundit zyrtare, deri më tani 11 persona kanë humbur jetën dhe mbi 2.000 janë plagosur. Mbi 8.400 persona janë arrestuar dhe 2.000 janë dënuar me burg. Sipas faqes së internetit French Mediapart, 11 persona u vranë, pesë lënduan duart nga spreji me piper dhe 21 humbën shikimin.