9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

‘Jelekët e verdhë’ bëhen gati për…

Më të lexuarat

Franca po bëhet gati për një tjetër fundjavë protestash të dhunshme. Policia nga njëra anë dhe protestuesit nga ana tjetër janë mobilizuar.

Ministri i Brendshëm i Francës, Christophe Castaner, deklaroi se ‘protestat kundër qeverisë në Francë kanë krijuar një ‘monstër’’. Ai paralajmëroi se elementët radikalë mund të infiltrohen në protestat e planifikuara nga ‘jelekët e verdhë’ këtë fundjavë.Zonat turistike në Paris janë mbyllur nga frika për protesta të dhunshme.

Protestat nisën tre javë më parë, fillimisht kundër rritjes së çmimit të naftës, por më pas u përhapën edhe në fusha të tjera, përfshi edhe reformat në arsim.

Në mbarë Francën janë mobilizuar 89 mijë policë, ndërsa në Paris do dërgohen mjetet të blinduara. Policia u ka bërë thirrje edhe bizneseve në zonat qëndrore të qytetit që të mbyllen.

Qeveria thotë se nuk do rrisë taksën mbi karburantin, por pakënaqësia me qeverinë është përhapur dhe protestat kanë shpërthyer për çështje të tjera.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit