7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Jean-Claude Juncker: pro vellos myslimane dhe ritualit të therrjes së kurbanit

Më të lexuarat

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker tha të enjten se therrja rituale e kafshëve duhet të lejohet në BE, edhe përkundër rezervave të tij personale.

Duke folur në një intervistë për kanalin televiziv Euronews, ai dha pikëpamjet e tij mbi çështjet kyçe që prekin myslimanët që jetojnë në Evropë.

Ai theksoi se mirëqenia e kafshëve ishte “jashtëzakonisht e rëndësishme” për të, por shtoi se dispozitat evropiane që lejonin therrjen rituale duhej të pranoheshin.

“Unë nuk jam një mbështetës i kësaj, por mendoj se duhet të respektojmë traditat e bashkësive fetare”, shpjegoi ai.

Sa i përket vellos, presidenti i organit ekzekutiv të BE-së tha: “Unë nuk e shoh se si veshja e një velloje mund të ofendojë ndjeshmëritë e tjera fetare, si mund t’ju pengojë ju që të shkoni në një zyre ose të punoni në një fabrikë”.

Ai shtoi se problemi lind kur gratë mbajnë burkën dhe veshjen që mbulon tërë trupin, nga koka deri në këmbë.

“Sa i përket veshjes së velos, unë nuk e shoh pse duhet ta ndalojmë këtë shenjë fetare”, tha ai.

Juncker këshilloi këdo që ndihet e shënjestruar në tregun e punës për shkak të velos, që të ngrisë parimin e “mosdiskriminimit” (në vend të punës) me një gjyqtar. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit