Je vonuar Jankullovska ! – Gentian Jetishi

0
68

Maqedonia është shtet artificial dhe i paqëndrueshëm. Rrjedhojat e kësaj krijese adoleshente kanë dëshmuar se ky mashtrim optik madje edhe për vetë ata sllav që u mashtruan të quhen ‘maqedon’ ishte i dëmshëm dhe botës i solli veç dëm. Ekzistimi i shtetit të Maqedonisë, për Ballkanin, por edhe Evropën dhe Botën do me thënë edhe një problem më shumë.

Vet emri i këtij shteti rren është emër i kontestuar, konkretisht nga shteti Grek por ai emër kontestohet edhe nga historia!

Populli shqiptar është populli autokton i këtij territori. Por rrethanat historike e kanë prurë një gjendje të tillë.

Dhe pa i hyrë historisë vetëm vitin e kaluar dhe këtë vit po ta shohim, vërehet një përpjekje për krijim të një identiteti dhe historie duke rrënuar kështu historinë ekzistuese për të cilën janë treguar të heshtur edhe organizmat ndërkombëtar si fjala vjen UNESCO.

Projekti ‘Shkupi 2014’ që kërkon të ndërtoj Kishë gjigante dhe objekte tjera të kësaj natyre, madje edhe ai në kalanë Ilire janë veç pak nga dhuna historike, kombëtare, fetare, kulturore që shteti zyrtar Maqedoni ka ushtruar mbi shumicën absolute shqiptare në Maqedoni.

Vrasja e të riut Muhamed Jashari jo vetëm që trishtoj shqiptarët atje dhe anekënd kombit por edhe gjithë njerëzit tjerë që dëgjuan për atë. Dhe jo vetëm kaq por edhe tallja me procesin gjyqësor me dënime qesharake për kriminelët janë krime më shumë vet vrasja.

Vrasja në Gostivar e dy të rinjve e shqiptar nga kriminel maqedonas, fshehja zyrtare e xhirimeve nga ky krim përkrahja e këtyre krimeve nga maqedonasit në rrjet shoqërore në facebook janë prapë pak nga të bëmat kriminale të këtij shteti që në lajmet ndërkombëtare raportohet veç në kronikën e zezë.

Parullat ‘vdekje për shqiptarët’ gjithandej në vendbanimet shqiptare në Maqedoni, shkrimet blasfemike në xhamitë e shqiptarëve në Maqedoni dhe plot materiale tjera provokuese nga ‘maqedonët’ deri edhe karnavali i Vevçanit që u bë edhe problem ndërkombëtar gjitha këto u bënë nga shteti problematik maqedon.

Edhe ironia më e madhe e sodit ishin deklamimet Jankullovska pas arrestimit të 20 shqiptarëve se në mesin e të arrestuarve janë edhe pjesëtarë të një grupi ‘radikal islamik’. Por nga portalet elektronike mësuam se në mesin e të arrestuarve ishin edhe 60-vjeçarja Feride Bilalli dhe Qani Haziri 64 vjet.

Përpjekja për të gjet përkrahje duke etiketuar individ nga populli shqiptar në Maqedoni si ‘radikal islamik’ është kartë e harxhuar. Gati të gjithë njerëzit që dinë të lexojnë e kanë kuptuar mashtrimin dhe manipulimin që bëhet me termin ‘radikal islamik’ .
Jankullovska pak si vonë është kujtuar që të filloj me të tilla shpifje. Në fund të fundit nëse qenkan ‘radikal islamik’ pse po ekzistuaka ende Maqedonia dhe nuk na qenka bërë rrafsh nga ata. Thjesht kjo ministre ka folur tamam si një sllavo-maqedone. Sepse në mes atyre që kanë shkruar grafite të tilla në muret e xhamive dhe fjalëve të saj nuk ka ndonjë dallim.

Po të kishte ‘radikal islamik’ në Maqedoni pse nuk pati kurrfarë reagimi të natyrës së rëndë pas karnavalit blasfemues të Vevçanit i cili pati ofenduar mbi 1.7 miliard njerëz të besimit Islam.

Është e vërtetë ajo që e kanë thënë edhe analistët në Maqedoni, se këtë shtet e mbajmë në këmbë shqiptarët, më konkretisht partitë politike shqiptare.
Pasi është vrarë Muhamedi, dy të rinjtë tjerë në Gostivar qindra mijëra ofendime nuk po befasohem edhe për një etiketim klasik që i ka dal ngjyra. Thjesht kush do e besoj atë se ?! Ato ndoshta edhe mirë bëjnë gjersa po ekzistuakan në kurriz të shqiptarëve !/INA/kohaislame