6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

JASEMINA, RREFIMI I SAJ PER ISLAMIN

Më të lexuarat

JASEMINA, RREFIMI I SAJ PER ISLAMIN

Nuk do t’ju gënjej. S’është se s’ndjej siklet herë pas here.

Çdo ditë shoh njerëz teksa zhyten thellë e më thellë në dëfrimet e kësaj bote e që përpiqen të marrin maksimumin prej saj. Sipas tyre, “jetohet vetëm një herë, apo jo”?
Dhe unë s’mundem, s’arrij vërtet ta kuptoj se si e marrin jetën kaq dëfryeshëm, kaq lehtësisht…

Habitem vërtet.
Kur vendosa të hidhja mbulesën mbi kokë, më dukej sikur nuk do të mund ta mbaja mbi supe këtë përgjegjësi. Për mua mbulesa është mënyrë jetese. Është përfaqësim. Është përpjekje për t’u bërë një njeri më i mirë.

Dhe unë s’kam për t’u dorëzuar në këtë rrugë që kam nisur. E di që mbase mund të jem në fillim të rrugëtimit. E di edhe që mbase mund të mos jem shembulli më i mirë i mundshëm.

Por s’kam për t’u ndalur në këtë rrugë. Do të vazhdoj ta sfidoj veten e do të vazhdoj t’i ndihmoj motrat e mia në besim, të cilat mund të jenë duke bërë të njëjtat përpjekje si unë.
Kështu, ky do të më shërbejë si një përkujtim i përditshëm… që të mos dorëzohem… asnjëherë!

– Jasmina

#WorldHijabDayAlbania

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit