20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Japonia publikon strategjinë e mbrojtjes

Më të lexuarat

Qeveria japoneze ka aprovuar një strategji të re të sigurisë kombëtare dhe ka rritur shpenzimet e mbrojtjes, një lëvizje kjo për t’i bërë ballë Kinës.

Në 5 vitet e ardhshme Japonia do të blejë pajisje ushtarake si dronë, avionë dhe mjete amfibe. Gjithashtu, ushtria do të ngrejë një forcë të re amfibe, në gjendje që të rimarrë kontrollin e ishujve.

Lëvizja vjen në një kohë kur Tokio është i përfshirë në një përplasje me Pekinin, në lidhje me kontrollin e ishujve të Detit Lindor, që pretendohen nga të dyja palët.

Ajo reflekton shqetësimin për agresivitetin në rritje të Kinës për pretendimet e saj territoriale dhe për rritjen e shpenzimeve ushtarake nga qeveria e Pekinit.

“Qëndrimi i Kinës ndaj vendeve të tjera dhe lëvizjet e saj ushtarake, të shoqëruara me mungesë transparence për politikat e saj të sigurisë kombëtare përbëjnë një shqetësim për Japoninë dhe komunitetin ndërkombëtar dhe kërkojnë mbikëqyrje”, thotë drafti i miratuar.

Japonia rriti shpenzimet për mbrojtjen janarin e kaluar, pas një dekade të tërë shkurtimesh. Kryeministri Shinzo Abe, që u zgjodh një vit më parë, ka kërkuar që Japonia të zgjerojë aktivitetet e saj ushtarake, diçka që ishte shumë e kufizuar nga kushtetuta e pasluftës.

Gjithashtu, ai ka ngritur një Këshill Kombëtar Sigurie për të mbikëqyrur çështjet kyçe. “Aprovimi i strategjisë së sigurisë kombëtare e bën politikën e jashtme dhe ushtarake të Japonisë transparente për popullin japonez dhe gjithë botën”, ka deklaruar Abe./TCH

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit