13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

JAPONI: KATASTROFA ATOMIKE NË FUKUSHIMË MUND TË PARANDALOHEJ

Më të lexuarat

Komisioni i posaçëm i Parlamentit japonez, një ekip ky që ishte ngritur për të hetuar katastrofën në Fukushimë, arriti në rezultatin se aksidenti është shkaktuar nga “gabimet njerëzore” dhe se “fatkeqësia atomike mund të parandalohej”.

Në raportin përfundimtar të komisionit, që hetoi katastrofën bërthamore në Fukushimë të Japonisë, theksohet se qeveria e Tokios dhe TEPCO-ja, kompania menaxhere e impiantit Daiçi, kanë nënvleftësuar rrezikun e fatkeqësisë.

Problemi themelor është se qeveria dhe kompanitë energjetike, mes të cilave renditet edhe Kompania e Energjisë Elektrike të Tokios (TEPCO), nuk e kanë marrë në konsideratë se sa i vërtetë është rreziku në centralet atomike, thuhet në raportin e cituar dhe shtohet: “Sepse ata i besonin mitit që energjia bërthamore është e sigurt.”

Raporti i komisionit hetues bën të ditur se autoritetet përkatëse ishin të besimit që në centralet bërthamore të Japonisë nuk do të ndodhnin aksidente të rënda nukleare.

Ndërsa komisioni i posaçëm i Parlamentit japonez, një tjetër ekip ky që ishte ngritur për të hetuar katastrofën në Fukushimë, arriti në rezultatin se aksidenti është shkaktuar nga “gabimet njerëzore” dhe se “fatkeqësia atomike mund të parandalohej”.

Pas tërmetit dhe cunamit të datës 11 mars 2011, në centralin bërthamor të Fukushimës ndodhën disa shpërthime të njëpasnjëshme, si pasojë u dëmtua sistemi i ftohjes, shufrat me karburant atomik mbetën të pambrojtura dhe një sasi e konsiderueshme me lëndë radioaktive u derdh në det. Mijëra persona u detyruan të braktisnin rajonin.

Javën e kaluar TEPCO-ja kishte nxjerrë nga bërthama dy shufra me karburant bërthamor për të bërë një sërë testimesh. Qeveria japoneze mbron mendimin se një ndërhyrje në bërthamat e reaktorëve numër 1, 2, 3 dhe 4 të centralit mund të realizohet jo më herët se pas 10 vitesh. Specialistët parashikojnë që veprimet e mbylljes së të gjithë impiantit nuklear Daiçi mund të vazhdojnë 30-40 vjet./trt/kohaislame

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit