7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Japoni, ekzekutohen 7 liderët e sulmit me gaz sarin në Tokio

Më të lexuarat

Shoko Asahara, themeluesi dhe lideri i kultit Aim Shinrikyo, përgjegjës për sulmet e kryera në metronë e Tokios në vitin 1995 me gaz sarin, është ndëshkuar përmes varjes. 63-vjeçari nga Asahara, emri i vërtetë i të cilit është Chiuzo Matsumoto, është ndëshkuar me gjashtë anëtarë të tjerë të sektit të tij, i cili ka kryer një seri krimesh nga kulti “E Vërteta Supreme”, e cila idealizonte fundin e botës.

Sulmi me gaz sarin u kushtoi jetën 13 personave dhe plagosi mijëra të tjerë, incidenti më i rëndë terrorist në historinë e Japonisë. Ministria japoneze e Drejtësisë konfirmoi ekzekutimin e 7 personave, që u krye në një burg në Tokio. Mësohet se, 6 anëtarë të tjerë të grupit janë dënuar gjithashtu me vdekje dhe presin ekzekutimin.

Shoko Asahara dhe pasuesit e tij të kultit fetar u akuzuan edhe për vrasje të tjera dhe një sulm më të hershëm me gaz sarin, që u krye në vitin 1994 dhe që u kushtoi jetën 8 personave.

Më 20 mars 1995, anëtarë e kultit kryen sulmin në metronë e Tokios, ku lanë çanta me gaz sarin në trenat e linjës. Kulti “Aum Shinrikyo”, emri i të cilit do të thotë “E vërteta supreme”, u krijua në vitet 1980, si një kombinim i besimeve hindu dhe budiste.

Shumë shpejt, Shoko Asaraha dhe kulti i tij u bënë me dhjetëra mijëra ndjekës në botë, por po aq shpejt organizata e tyre u shndërruar në një kult të ditës së gjykimit, që besonte se bota do të shkatërrohej nga lufta dhe vetëm ata do të mbijetonin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit