4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Januzaj gëzon Kosovën

Më të lexuarat

Mediat e huaja po shkruajnë se Adnan Januzaj ka gjasa të largohet nga Belgjika, ku nuk po luan në vazhdimësi, për t’iu bashkuar Kosovës, e cila ditë më parë u pranua në UEFA. Adnan Januzaj mund t’i bashkohet lirisht Përfaqësueses së Kosovës.

Futbollisti istogas e kishte zgjedhur Belgjikën para dy vjetësh, por tash, përzgjedhësi i kësaj të fundit, Marc Wilmots, ka thënë se mesfushori i Manchester Unitedit mund të zgjedh vetë, duke insistuar se nuk do ta pengojë futbollistin ta bëjë zgjedhjen që ai do.

Së fundmi, mediat e huaja po shkruajnë se Januzaj ka gjasa të largohet nga Belgjika, ku nuk po luan në vazhdimësi, për t’iu bashkuar Kosovës, e cila ditë më parë u pranua në UEFA.
“Dy vjet më parë, unë kam kërkuar nga ai që të zgjedh me zemër dhe ai vendosi të vinte tek ne”, ka thënë Wilmots, përcjell “Zëri”.

“Nëse e ndryshon mendjen tash dhe ndien se është më mirë të shkojë diku tjetër, nuk do ta pengoj. Nuk do të jem në gjendje të bëj asgjë në këtë rast”, përfundoi trajneri belg.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit