6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Janus One ofron 90 ditë bateri

Më të lexuarat

Telefonat inteligjentë të ditëve të sotme ofrojnë një sërë veçorish të dobishme, të cilat e bëjnë jetën tonë më të lehtë, por nga ana tjetër, bateria e tyre nuk zgjat shumë, kështu na duhet ta furnizojmë shumë shpesh me energji.
Me telefonin Janus One problemi i baterisë do t’i përkasë së shkuarës, pasi ky telefon ofron bateri me kapacitet 1500mAh, e cila do të zgjasë për 90 ditë nëse nuk përdoret shumë ose 12 orë nëse flisni pa ndërprerje.
Janus One është një pajisje relativisht e vogël me madhësinë e një karte krediti dhe është vetëm 5.5 mm e hollë. Telefoni mund të përdoret edhe si ushqyes për pajisjet e tjera. Pajisja mund të përdoret për të bërë telefonata ose për të dërguar mesazhe tekst. Janus One mund të blihet në Kickstarter për 69 dollarë. Telefoni ofrohet në tre ngjyra dhe do të tregtohet në shtator 2015.
 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit