12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Jankullovska: Pesë policë të vrarë, mbi 30 të plagosur (VIDEO)

Më të lexuarat

Ministrja e brendshme Gordana Jankullovska në konferencën për media njoftoi për bilancin e përleshjeve të sotme në Kumanovë, me ç’rast theksoi se nga radhët e MPB-së kanë mbetur të vrarë 5 police derisa mbi 30-të kanë mbetur të plagosur.
Zharko Kuzmanovski i lindur në vitin  1981 nga fshati Bërvenicë, Nenad Serafimovski i lindur në vitin 1987 nga fshati Zubovcë i Gostivarit, Sasho Samojllovski i lindur në vitin 1982 nga Tetova. Ndërkohë nuk janë bërë publik edhe emrat e dy pjesëtarëve të tjerë të mbetur të vrarë, nga shkaku se akoma nuk janë njoftuar familjet e tyre. 
 
Jankullovska u shpreh se MPB-ja nuk ka informata për civil të plagosur, ndërsa ka viktima edhe nga ana e grupit te armatosur  por nuk e dinë numrin e saktë të tyre. Sipas saj bëhet fjalë për persona nga vendi dhe shtetet fqinje.
Jankullovska gjatë konferencës gjithashtu njoftoi se forcat policore edhe më tej mbeten të pozicionuara në Kumanovë, në pikat strategjike ngase sipas saj vlerësohet se  gjendja akoma është e rrezikut të lartë.
Aksioni ka qenë i vështirë dhe është një ndër aksionet më të vështira me të cilat është përballur policia e Maqedonisë.  /alsat-m
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit