7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Jankullovska nuk tërhiqet nga asnjë fjalë e thënë për “Monstër”

Më të lexuarat

Ministrja e Punëve të Brendshme (MPB) nuk tërhiqet nga asnjë fjalë që kishte pohuar dhe akuzuar lidhur me operacionin “Monstër”, ku u arrestuan dhjetëra shqiptarë, të cilët drejtpërdrejt u akuzuan si vrasës dhe islamikë radikalë.

Ministrja Jankullovska dje pozicionin e saj të qartë e ka bërë në Parlamentin e Maqedonisë, me rastin e pyetjeve të deputetëve për rastin e vrasjes së pesëfishtë dhe operacionin “Monstër”.

“Unë qëndroj pas çdo fjale që kam thënë dhe se MPB ka zhvilluar hetime voluminoze dhe serioze, duke shfrytëzuar të gjitha mekanizmat që mundësohen përmes ligjit dhe se janë ngritur kallëzime penale kundër personave të dyshuar”, ka thënë ministrja Jankullovska.

Deklarimi i saj se qëndron pas çdo fjale, nënkupton se ajo mban qëndrimin se vrasësit janë personat e arrestuar dhe që po mbahen në paraburgim, si pjesë e grupit të organizuar përfshirë edhe femra, me prapavijë të radikalizmit islamik.

Lidhur me akuzat e ministres së brendshme se janë arrestuar radikalë islamik dhe se ata janë kryerës të vrasjes së pesëfishtë, pa përfillur drejtësinë, kreu i BDI-së Ali Ahmeti dy javë më parë ka nënvizuar se ishte informuar nga partnerët e koalicionit se deklarata e Jankullovskës ishte nxjerrë nga konteksti.

“Ata na thanë se deklarata e Jankullovskës është nxjerrë nga konteksti, por deklaratat e saj do të mbeten në përgjegjësinë e saj morale. Ajo duhet të sqarojë se ku ishte nxjerrë nga konteksti. Nuk tolerohet kjo akoma pa u deklaruar gjykata, ku të arrestuarit u etiketuan si vrasës dhe radikal, dhe për këtë ajo duhet të mbajë përgjegjësi”, deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. (INA/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit