10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Jankullovska i ikë përgjegjësisë për fyerjen e shqiptarëve

Më të lexuarat

Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska i është shmangur përgjigjes se përse përdor emërtime fyese për shqiptarët si ‘shiptari’.
 
Ajo sot e pyetur nga gazetarët se përse ka përdorur emërtime të tilla fyese ndaj shqiptarëve që u zbardhën nga bisedat e përgjuara, i është shmangur çdo përgjigjeje. 
 
 “Nuk ua kuptoj pyetjen. Ju po jepni deklaratë tuajën, përshtypje tuajën, duke përdorur një fjalor që ju mendoni se është adekuat. Por unë nuk mendoj se duhet ta lëshojmë në këtë nivel debatin publik, dhe të diskutojmë në mënyrë që ju diskutoni në publik. Duhet të qëndrojmë në një nivel minimal komunikimi, unë do ju bëja thirrje që të ruani standardet profesionale’, deklaroi ministrja e brendshme, e cila në bisedat e përgjuara dëgjohet zëri i saj që në komunikimet me bashkëpartiak dhe qeveritarë shqiptarët i quan si ‘shiptari’. 
 
Kjo sjellje ka irituar shqiptarët, të cilët megjithatë nuk kanë ngritur një zë proteste, për dallim nga komuniteti rom që protestoi para qeverisë se u quajtën ‘cigan’ nga krerët qeveritar maqedonas në bisedat e përgjuara. (INA) 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit