7.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Janë vjedhur 1.5 milion numra të kartave të kreditit

Më të lexuarat

Global Payments publikoi se nga sistemi i tij janë vjedhur deri në 1.5 milion karta të kreditit.

Kompania e specializuar për përpunimin e transaksioneve me kartela beson se nuk janë vjedhur edhe të dhënat tjera në lidhje me shfrytëzuesit e tyre, siç janë emrat, adresat ose numrat e sigurimit. Krejtësisht me këtë incident të sigurisë janë prekur deri në 1.5 milion numra të kartave të kreditit Visa dhe MasterCard. Gjithashtu theksohet se besohet se incidenti është i kufizuar vetëm në Amerikën Veriore.

Natyra e incidentit, për të cilin fillimisht thuhej se prek vetëm 50,000 numra të kartave të kreditit, nuk është publikuar. Vetëm theksohet se besohet se është parandaluar shpërndarja e mëtejme e incidentit, dhe se kompania është duke bashkëpunuar me palët e treta për të hetuar incidentin dhe për të minimizuar pasojat për shfrytëzuesit. /kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit