6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Janë rrëzuar dy aeroplanë dhe me dhjetëra tjerë të vrarë në Siri

Më të lexuarat

Aktivistë sirian kanë raportuar për rrëzimin e një helikopteri në lindje të Damaskut dhe një aeroplani Mig që i takonte forcave qeveritare.

Kjo ka ndodhur pasi janë vrarë me dhjetëra veta nga forcat qeveritare, që ishin tubuar me protestuesit pasi që kanë dal nga falja e xhumas duke thirrur`´ duam armë nuk dëshirojmë fjalë“.
Sipas rrjetit për të drejtat e njeriut në Siri raportojnë për 48 të vrarë sot më së paku nga forcat e regjimit, që shumica e tyre janë në Hums, Halep dhe në Damask.
Në anën tjetër aktivistët thonë se disa qytete të vendit sot kanë qenë caqe të bombardimeve të regjimit me aeroplan luftarak. Ndërsa opozita bënë të ditur sot se kanë marrë në kontroll bazën e mbrojtjes ajrore në Damask.
Gjithashtu rrjeti për të drejtat e njeriut në Siri bën të ditur për vrasjen e katër personave të një familje, ndër ta edhe e zonja e shtëpisë, dhe shumë të tjerë janë plagosur në lindje të Buvejdes një qytet i vogël në krahinën e Humsit./mesazhi/Sh.Hulaj

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit