Janë dhënë vërtetime për azil-kërkim të 451 migrantëve

0
33

Siç kumtoi MPJ-ja prej tyre 167 janë të gjinisë mashkulore dhe 99 të gjinisë femërore, si dhe 183 fëmijë, të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit dhe dy fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër. Sipas shtetësisë, më së shumti vërtetime janë dhënë për shtetas të Sirisë 240, më pas të Afganistanit 172 dhe 39 të Irakut.

Prej fillimit të këtij viti, përfundimisht me ditën e djeshme janë dhënë vërtetime për gjithsej 80.627 shtetas të huaj, prej tyre 32.181 janë të gjinisë mashkullore, 17.462 të gjinisë femërore dhe 30.814 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 170 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër. Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetimet, më të numërt janë shtetasit e Sirisë-38.992, Afganistanit-25.394 dhe të Irakut-16.238.

Në periudhën e theksuar deri te Sektori për azil kërkesë për njohje të azilit kanë parashtruar 10 persona (shtatë nga Afganistani dhe tre nga Siria) në bazë të vërtetimit të dhënë paraprakisht për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit.

Në IP Qendrën e pranimit për kërkues të azilit në regjistirn ditor të kërkuesve të azilit për 14.02.2016 janë evidentuar gjithsej nëntë kërkues të azilit, prej të cilëve gjashtë meshkuj, një femër dhe dy fëmijë me shoqërim të kujdestarit. Në mënyrë shtesë, në pajtim me nenin 48 të Ligjit për azil dhe mbrojtje të përkohshme, një burrë, një grua, pesë fëmijë të mitur me shoqërim të kujdestarit, pesë persona të mitur pa shoqërues janë përkujdesur në vend tjetër, të caktuar nga Minsitria e Punsë dhe Politikës Sociale, thuhet në kumtesën e MPB-së.