9.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Janë dhënë vërtetime për 1.404 migrantë

Më të lexuarat

Gjatë ditës së djeshme1.404 shtetasve të huaj u janë dhënë vërtetime, prej të cilëve 568 janë të gjinisë mashkullore, 272 të gjinisë femërore dhe 563 fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe një minoren  i cili udhëton pa prindër të cilëve u janë dhënë vërtetimet për qëllimin e shprehur për parashtrimin e kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit.

Sipas shtetësisë, personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, më të shumtë janë shtetasit e   Afganistanit – 545, Sirisë – 508 dhe Irakut – 351.

Në periudhën nga nga ora 00:00 më 1 janar 2016 deri në orën 24:00 më 27 janar 2016 u janë dhënë vërtetime gjithsej 48.374 shtetasve të huaj, nga të cilët 20.126 janë të gjinisë mashkullore, 10.409 të gjinisë femërore, 17.737 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 102 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u janë dhënë vërtetime për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit.

Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetimet, më shumtë janë shtetasit e Sirisë – 24.260, Afganistanit -15.131 dhe Irakut-8.980.

Gjatë ditës së djeshme deri te Qendra për azil është dorëzuar një kërkesë për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit praprakisht të dhënë për qëllim të shprehur për dorëzim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit të një minoreni nga Siria.

Më 27 janar 2016, në Sektorin për azil, janë parashtruar gjashtë kërkesa për njohjen e të drejtës së azilit  në bazë të vërtetimit të dhënë paraprak për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës  për njohjen e të drejtës së azilit të gjashtë personave minoren, prej të cilëve pesë nga Afganistani dhe dy nga Siria.

Në Qendra për pranim për kërkuesit e azilit në regjistrin ditor të kërkuesve të azilit për deri dje janë evidentuar gjithsej 21 kërkues të azilit, prej të cilëve 18 burra, një grua dhe dy fëmijë në shoqëri të prindërit. Si shtesë, në pajtim me nenin 48 të Ligjit për azil dhe mbrojtje të përkohshme, pesë fëmijë minor pa shoqërues të kujdestarit janë dërguar në një vend tjetër për vendosje të përcaktuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit