12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Janë dhënë 2.119 vërtetime për refugjat

Më të lexuarat

Në 24 orët e fundit u janë dhënë gjithsej 2.119 vërtetime shtetasve të huaj, nga të cilët 919 janë të gjinisë mashkullore, 452 të gjinisë femërore, 738 fëmijë…

Në 24 orët e fundit u janë dhënë gjithsej 2.119 vërtetime shtetasve të huaj, nga të cilët 919 janë të gjinisë mashkullore, 452 të gjinisë femërore, 738 fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit dhe 10 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit.
Sipas shtetësisë së  personave të cilëve u është dhënë vërtetim, më të shumtë janë shtetasit e Sirisë – 1.215, Afganistanit  – 476 dhe Irakut 428.
Në periudhën nga ora 00:00 më 1 janar deri 24:00 më 15 janar 2016, janë dhënë vërtetime për gjithsej 29.299 shtetas të huaj, nga të cilët 12.328 janë të gjinisë mashkullore, 6.302 të gjinisë femërore, 10.572 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 97 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër,  të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit.
Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime më të shumtë janë shtetas të Sirisë 13.987, të Afganistanit – 9.818 dhe Irakut – 5.491.
Në 24 orët e fundit deri te Sektori për azil nuk janë dorëzuar kërkesa për njohjen e së drejtës së azilit, në bazë të vërtetimit të dhënë paraprakisht për qëllimin e shprehur për parashtrimin e kërkesës së njohjes së azilit.
Gjatë 24 orëve të fundit deri te Sektori për azil janë parashtruar pesë kërkesë për njohjen e të drejtës së azilit në bazë të paraprakisht vërtetimit të dhënë për qëllimin e shprehur për parashtrimin e kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit për gjashtë persona minoren nga të cilët pesë nga Afganistani dhe një nga Siria.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit