8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Jahni

Më të lexuarat

Jahnija është gjellë e cila përgatitet nga qepët dhe mishi. Është ushqim i zakonshëm dhe shumë i përhapur në kuzhinën kosovare.

Përbërësit:
 
700gr mish viçi
2 kg qepë
250 gr gjalpë
Kripë
Biber i kuq
Biber i zi

Përgatitja:
 
Qepët grihen dhe kaurdisen me kripë për afër gjysmë ore deri sa të zbuten mirë, pastaj ia shtojmë yndyrën, mishin, biberin e kuq, dhe 1 gotë ujë. Jahninë e lëmë të zihet për 1  deri në 2 orë në temperaturë jo shumë të lartë dhe kohë pas kohe ia shtojmë nga pak ujë. Jahnija servohet me pire, pilaf, patate të skuqura etj…/GSH

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit