1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Jahni me lulelakër

Më të lexuarat

Përbërësit:

1 lulelakër mesatare

1 qepë mesatare

2 – 3 degë selino

1 filxhan çaji vaj

lëngu i 1 limoni

1 filxhan pelte domateje

kripë, piper

 

Përgatitja:

Pastrojmë lulelakrën dhe e presim në copa. I hedhim kripë, piper dhe pasi vëmë vajin të nxehet e skuqim bashkë me qepën e grirë hollë. Shtojmë selinon dhe e shuajmë gjellën me lëngun e limonit.

Hedhim domaten dhe pak ujë që të mbulohet përgjysmë gjella. E lëmë të ziejë në zjarr të ngadaltë, derisa të zbutet. Në qoftë se salca është shumë e hollë, i hedhim një lugë gjelle miell. E lëmë gjellën të marrë 2 – 3 herë valë dhe e heqim.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit