9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Jaguari sulmon gruan e cila kaloi barrieren pasi donte të bënte një selfie

Më të lexuarat

Një grua në një kopsht zoologjik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) është sulmuar nga një jaguar pasi ka kaluar barrierën për të shkrepur selfie.

Sipas BBC, incidenti ka ndodhur në shtetin e Arizonës në fundjavë, pasi vizitorja ka kaluar barrierën dhe është afruar pranë kafazit të jaguarit.

Zyrtarët njoftuan se kafsha ka sulmuar me kthetra dhe ka shkaktuar plagë të thella në krahun e vizitores, e cila është dërguar në spital dhe nuk është në rrezik për jetë.

Mickey Ollson, drejtor i Wildlife World Zoo në afërsi të qytetit të Phoenix-it, ku ka ndodhur incidenti, tha se jaguari i njëjtë më herët ka sulmuar edhe një person tjetër që ka kaluar barrierën, por plaga nuk kishte qenë kaq serioze.

Ollson tha se rasti ka ndodhur nga faji i vetë vizitores dhe se kafsha nuk do të eutanizohet.

Adam Wilkerson, dëshmitar okular, tha se jaguari kishte mbërthyer krahun e viktimës dhe kishte “ngulur kthetrat në mishin e saj”.

Wilkerson shtoi se nëna e tij kishte hedhur një shishe me ujë për të tërhequr vëmendjen e kafshës dhe në këtë mënyrë kishin shpëtuar gruan e sulmuar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit