10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ja si të dalloni parfumin origjinal nga imitimi

Më të lexuarat

Dihet se llojet e parfumeve në dyqanet e posaçme, janë të shumtë. Kur ne blemë një parfum, sidomos online, jemi gjithmonë të interesuar të dimë nëse është origjinal apo imitim. Shpesh dyshojmë se një lloj parfumi është shumë i lirë për të qenë origjinal. Por, nga ana tjetër jo të gjithë parfumet e shtrenjtë, janë të tillë. Ja çfarë duhet të kontrolloni përpara se të blini parfumin tuaj, sipas portalit www.fragrances.bg:

1- Ambalazhi

2- Shishja

Nëse shishja është origjinale në të duhet të shkruhet patjeter “Made In…”. Gjithashtu, parfumi origjinal duhet të duket i qetë brenda, pa flluska. Emri i parfumit duhet të jetë i gdhendur në shishe, në pjesën ballore ose në fund të tij, por kjo varet nga lloji i parfumit që zgjedhim.

3- Parfumi

Parfumi në shishe duhet të jetë kategorikisht transparent, pa nuancë.

4- Barkodi

Ky element është një tjetër detaj i rëndësishëm për shkak se nuk ju gënjen kurrë. Barkodi tregon se ku është prodhuar një parfum dhe kjo ju ndihmon në dallimin e origjinalit nga imitimi. Psh, parfumeve të prodhuar në Francë zakonisht i’u fillon barkodi me numrat 30 – 37; atyre në Angli me 50, Gjermani 400 – 440; Spanjë 84; Itali 80 – 83 dhe SHBA e Kanada 00 – 09.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit