7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ja si ta mposhtni varësinë nga celulari

Më të lexuarat

Ata shkrepin fotografi, organizojnë jetët tona, na mbajnë në kontakt me njerëzit e dashur, por pavarësisht kësaj, telefonat e mençur po bëhen një problem që duhet zgjidhur. Sipas studimeve të fundit, të rriturit në Mbretërinë e Bashkuar kontrollojnë telefonat e tyre 33 herë në ditë, ndërsa adoleshentët plot 90 herë në ditë.

 

Sipas Catherine Price, autore e ‘How to Break Up With Your Phone: The 30-Day Plan to Take Back Your Life’, ka disa ‘mjete’ të thjeshta të cilat mund t’i përdorni për të zhvilluar një lidhje më të shëndetshme me celularin tuaj dhe ta shfrytëzoni më mirë.

 

Një nga gjërat që sugjeron Price është të caktoni limite dhe të bëheni të vetëdijshëm për kohën që shpenzoni në celular. Ajo sugjeron të merrni masa duke shkarkuar aplikacione të cilat e monitorojnë kohën sa e shpenzoni në telefon dhe kur e shpenzoni atë. Duke bërë këtë gjë, do të bëheni më të vetëdijshëm për gjërat që ju nxisin ta përdorni telefonin dhe, si rezultat i kësaj do të reduktoni kohën e kaluar në celular.

 

Njëkohësisht është ide e mirë që të krijoni periudha të caktuara të ditës kur qëndroni pa telefon fare. Duke filluar nga shmangia e telefonit për plot 30 minuta, apo ta lini krejtësisht në shtëpi kur dilni të ecni, këta hapa të vegjël mund t’ju ndihmojnë që me kohën të largoheni më shumë nga telefoni.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit