9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Ja si mbjellët Islamofobia në sy të botës nga Trump, ndërsa bota heshtë: Sulmon rëndë myslimanët…

Më të lexuarat

Ilhan Omar ka me javë që është top temë në SHBA, pas fjalëve të saj mbi lobin izraelit. Në këtë debat është përfshirë edhe Donald Trump që kohëve të fundit e ka nisur me tone të urrejtjes ndaj kongresistes myslimane Omar.
Në videon e shpërndarë në Twitter, Trump akuzoi Omarin për deklaratën e saj “Dikush bëri diçka”, duke iu referuar 11 Shtatorit. Video përmbante një montazh të kësaj deklarate të kongresistes muslimane dhe pamjet e rrëzimit të Kullave Binjake, së bashku me frazën “Kurrë nuk do ta harrojmë”.

Omar u sulmua edhe nga gazeta New York Post, e njohur me prirjet e saj djathtiste, e cila në ballinë publikoi fotografinë e goditjes së kullave me mbishkrimin “Ja diçkaja juaj”.
Pas raportimit të New York Post, shumë organe të tjera mediatike me orientim djathtist publikuan materiale kundër Omarit.

Por kjo ka bërë që Omar të ketë kërcënime serioze edhe mbi jetën e saj. Nancy Pelosi, kryetarja demokrate e Dhomës së Përfaqësueseve njoftoi se Kongresi ka mobilizuar policinë për të garantuar sigurinë e kongresistes muslimane.”Fjalët e presidentit janë të rënda si plumbi, ndërsa retorika e tij me përmbajtje të urrejtjes dhe nxitjes krijon rrezik. Presidenti Trump duhet ta largojë këtë video jorespektuese dhe të rrezikshme”, u shpreh Pelosi.

Kjo tregon edhe njëherë farsën e botës kur flitet për Islamofobinë, se si njerëzve u bëjnë gjyqin publik, ku dikush vetëm pse është musliman akuzohet për terrorin e dikujt tjetër! Njëjtë po të bënin muslimanët me sulmin terrorist që ndodhi në Zelandën e Re, e ta sulmonin e të akuzonin të gjithë të bardhët/katolikët se ja ju jeni terrorist. Kjo assesi nuk do të ndodh, por kjo urrejtjes ndaj Islamit apo myslimanëve (Islamofobi) po mbjellët në sy të botës, ku Presidenti i SHBA-së e bënë atë aq hapur, mirëpo ka një heshtje totale ndaj këtyre deklaratave, thua se nuk janë asnjë gjë!/KohaIslame.com/

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1116817144006750209

Kjo është video që ka shpërndarë Trump, ku ka marrë me qindra mijëra pëlqime, shpërndarje! Kjo sigurisht nxit urrejtje dhe mbjell frikë në sulm ndaj myslimanëve, ku do në botë jo vetëm në SHBA! Bota nuk duhet të heshtë përballë terrorit, dhunës, urrejtjes që për çdo ditë e më shumë po promovohet kaq hapur, përndryshe të gjithë ne do të jemi viktima të tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit