15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Ja si i del fytyra e vërtetë e Islamofobit Blerim Latifi

Më të lexuarat

Gjatë kohës kur ministri i shëndetësisë së Kosovës, Arbren Vitia së basku me kryeministrin Albin Kurti ishin me një konferencë për media ndaluan për shkak të respektimit të ezanit që ishte në atë kohë. Kjo gjë është pritur shumë mirë nga njerëzit në përgjithësi, përveç për Islamofobët të cilët muslimanët i kanë halë në sy.
I fundit që ka reaguar ka qenë edhe Islamofobisti i njohur nga Kosova, Blerim Latifi, një nga kandidatët për deputetë nga radhët e PDK-së, ku pasi dështoi të i bënte votat e nevojshme për deputetë akuzoi bashke partiakët se i kishin vjedhur votat! Ai ka cituar një thënie nga Seneka duke thënë se politikanët e në këtë rast kryeministri Kurti e përdori fenë për qëllime propagandistike.

Mirëpo kur do Zoti i Madh me të nënçmuar e me të zbuluar se çfarë “mbeturine” je, askush nuk mund ta ndal. Ai në një postim paraprak ka uruar besimtarët katolikë për Pashkët dhe ka thënë se ne kemi fatin perëndimor, kjo për të treguar se atij i pengon çdo element fetar Islam, e nuk ka me fetë e aq më pak të jetë racional në argumentin e tij, por vetëm nxjerr atë mllef që bartë brenda për Islamin.

Mundet Islamofobi me na tregu për urrejtjen e tij që ka ndaj Islamit pa asnjë problem, por nuk e ka të drejtën në asnjë mënyrë të flas për drejtësinë, parimet e religjionin në asnjë mënyrë, jo veç ndaj Islamit por edhe ndaj feve të tjera që ai si politikanë në këtë rast po i përdorë./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit