Ja se çfarë bën Norvegjia për fëmijët e Sirisë (VIDEO)

0

Video është pjesë e një fushate për të inkurajuar norvegjezët që të dhurojnë xhaketa dhe batanije për fëmijët e zhvendosur nga Siria.

Një eksperiment për të matur ndjeshmërinë e qytetarëve ka bërë që Fshati i Fëmijëve SOS në Norvegji të regjistrojë një video të fshehtë të një fëmije që ka dalë pa xhaketë në të ftohtë.

Rezultati? Njerëzit i kanë ofruar rrobat e tyre vogëlushit për t’i ardhur në ndihmë.

Video është pjesë e një fushate për të inkurajuar norvegjezët që të dhurojnë xhaketa dhe batanije për fëmijët e zhvendosur nga Siria.

Sipas OKB-së, fëmijët përbëjnë gjysmën e të larguarve nga konflikt 3-vjeçar. Shumica e refugjatëve sirianë kanë shkuar në Lebanon, Jordani, Egjipt, Afrikën e Veriut dhe Evropë.

[iframe width=”560″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/L9O8j9QPZc8″ frameborder=”0″ allowfullscreen]