10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ja pse nisi sherri në Shqipëri!

Më të lexuarat

Pas raportimeve se deputeti i PS, Armando Prenga është përfshirë në një sherr të armatosur në qytetin e Laçit, Prenga është vënë në prangat e policisë.

Deri më tani raportohet se Prenga është arrestuar pasi ka dhunuar së paku dy persona, të quajtur Tom dhe Nikoll Cali.

Urdhri për arrestimin e tij është dhënë nga Prokuroria e Përgjithshme.

Raportohet se përplasja ka ardhur pas një sherri për një pronë në Lagunën e Patokut mes familjeve Prenga dhe Cali.

Deputeti ka shkuar në lokalin e familjes Cali dhe ka goditur një prej tyre me qytën e pistoletës.

Anëtarët e familjes Cali janë drejtuar për në Komisariatin e qytetit, ku sherri ka vijuar në mënyrë akoma më të dhunshme.

Personat janë goditur me armë zjarri dhe armë të ftohta.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur së paku shtatë persona.

Disa nga të plagosurit kanë mbërritur në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Mendohet se një nga të plagosurit nga ky sherr është edhe vëllai i deputetit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit