10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Ja pse muslimanët e përdorin kalendarin hënor (lunar)

Më të lexuarat

Shumë mirë dihet se feja islame për ibadetet dhe nevojat fetare për bazë e merr vetëm kalendarin e hënës (lunar), ku p.sh., muaji i ramazanit me agjërimin e vet dhe muaji i dhul-hixhes me haxhin, gradualisht bien në çdo stinë të vitit.  Në Arabinë paraislame pranohej vetëm viti interkalaktik.

Pejgamberi a.s., e ndërpreu këtë praktikë –  mund të thuhet pas shumë shqyrtimeve të shëndosha –  në haxhin e tij të fundit, vetëm tre muaj para se të ndërronte jetë.

Ky ndryshim i habiti shumë ata që nuk besonin dhe ata që i mundonte kompleksi inferior dhe donin në mënyrë të verbër të ndiqnin të tjerët.

Përveç dobive të tjera që pati kjo reformë islame, do të përmendim vetëm tri prej tyre:

1. Për sa i përket agjërimit, kjo reformë ofron mundësi për cdo stinë të vitit në kushte klimatike të ndryshme të vendeve të ndryshme.

2. Me që Islami i qe destinuar tërë botës, është dashur të kihen parasysh kushtet e ndryshme klimatike, në teritore të ndryshme. Nëse agjërimi do të ishte përcaktuar në ndonjë muaj të kalendarit solar (diellor), do të thotë se në ndonjë stinë të vitit, vetë qëllimi do të kishte qenë i gabuar, si dhe studimet do të kishin qenë të pamundshme të bëheshin. Ndërkaq, gjersa në hemisferën veriore do të kishte qenë verë, në himisferën jugore do të ishte dimër. Përvec kësaj, stina e dimrit do të konsiderohej i volitshëm në vendet e ekuatorit, ndërsa në vendet polare do të ishte shumë i vështirë. Kjo pabarazi mes besimtarëve të vendeve të ndryshme është shumë me vend e pranueshme për kalendarin lunar (hënor): të gjithë gradualisht do ta kemi muajin e ramazanit në të gjitha stinët e vitit.

3. Zegjati që paguhet në kursime, tregëti, etj., me përjashtim të zeqatit me bereqet – prodhimet e tokës që varen prej stinës së vitit dhe të korrave – diçka është më i madh sepse në 33 vjet të kalendarit lunar, vijnë 32 vjet të diellit (solar). Zeqati, pra, paguhet për një vit më shumë. Të përmendim se zeqati merret për dobinë e banorëve të shtetit, posacarëisht për fukarenjtë.

 

Burimi: “Hyrje në Islam” të autorit Muhamed Hamidullah, Logos-a, Shkup, 2011.

Përzgjodhi: Islampress

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit