8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ja pse Islami është i domosdoshëm

Më të lexuarat

Shkruan: Dr. Shefqet KRASNIQI

 

Ditë më parë lexova një artikull trishtues përkitazi me vdekjen me dëshirë, apo eutanazinë, siç njihet ndryshe në mjekësi. Thënë të drejtën, nuk është hera e parë që lexoj për këtë gjë, ngase eutanazia si problem kaherë është diskutuar, por ky rasti i fundit i dy vëllezërve shurdhanë nga Belgjika, të cilët vetëm pse ishin njoftuar nga mjeku se shumë shpejt do të humbnin edhe shikimin vendosën të “vetvriten” apo t’i nënshtroheshin eutanazisë, ishte shumë prekës.

Nuk kishte arsye as sipas atyre që lejojnë eutanazinë për të lejuar një gjë të tillë, por ja që e drejta ka shkuar -mbrapsht- aq larg saqë edhe nëse dikush të kërkon ta mbysësh, ti mund ta bësh atë, ngase është e drejtë e tij.

Marrëzi!

Kjo është vlera e jetës në perëndim dhe ky është niveli i fuqisë shpirtërore të perëndimorëve për t’u ballafaquar me sprova dhe sëmundje. Ky është dhe një imazh i blasfemisë së të drejtës. Televizioni gjerman, RTL, duke cituar një mjek të stafit pjesëmarrës në eutanazi, thotë se dy binjakët para hyrjes në “sallën e vdekjes”, pinë për disa minuta një kafe në barin e spitalit e më pas përshëndetën, krejt qetësisht, prindërit dhe vëllain tjetër të tyre. E shihni në çfarë forme “romantike” dhe “qytetëruese” paraqesin momentet e dhënies fund jetës.

Në Belgjikë eutanazia është e legalizuar, fatkeqësisht. Sipas të dhënave më shumë se një mijë persona i dhanë fund jetës së tyre me ndihmën e doktorëve në vitin 2011. Pjesa më e madhe e tyre, ishin të sëmurë me kancer, por, a thua vallë, sikur Allahu t’i sprovonte me ndonjë epidemi të rëndë, ç’ligj do të nxjerrin këta njerëz për të shfarosur njerëzimin?!

Vërtet e pakuptimtë dhe e palogjikshme!

Ku është durimi, ku është pajtimi me fatin që të është caktuar? E çfarë vlere ka jeta nëse nuk pajton me atë që të ka goditur, apo me atë që të ka sprovuar Zoti?! Tek ne në Islam një dukuri e tillë as që diskutohet. Eutanazia është ligj kundër jetës. Ajo refuzohet nga Islami. Është krim makabër. T’i japësh fund jetës për shkak të një gjëje, që mbase do të mund të mos ndodhte fare, ngase jo rrallë, konstatimet trishtuese të mjekëve po dalin të jenë të pasakta.

Në Islam jeta e njeriut është shumë e shtrenjtë, e çmuar, në asnjë mënyrë ajo nuk bën të zhvlerësohet, të dëmtohet e as të asgjësohet. Ne muslimanët e kemi parim se çka vjen prej Zotit ‘mirë se vjen’, bile tek ne i sprovuari ka një gradë shumë të lartë te Zoti, nëse bënë sabër në sprovën e tij.

Andaj më thoni të nderuar: Kush po e çmuaka jetën më shumë, sistemet perëndimore e kultura e tyre, apo Islami feja e Zotit? Cili njeri është më i lumtur sesa muslimani, cili njeri i përballon sprovat më mirë sesa muslimani? E ne jemi duke parë se me kalimin e kohës sprovat po shtohen, sëmundjet po shumohen, fëmijët për ditë e më shumë po lindin me të meta.

Prandaj kjo është edhe një dëshmi se njerëzimi nuk ka zgjedhje tjetër, përpos Islamit, fesë së natyrshme. Koha po dëshmon të vërtetën se stabiliteti shpirtëror i muslimanëve nuk është tjetër vetëm se dhuratë e besimit të tyre. Është reflektim i besimit të tyre në sjelljet dhe veprimet e tyre. Islami është i nevojshmi.

Unë personalisht di disa raste që personat e kanë humbur të pamurit dhe të tjerë kanë sëmundje tjera të rënda, por aq janë të qetë e stabilë saqë është për t’u çuditur dhe ata gjithherë thonë: Ne pajtohemi me atë që e ka zgjedhur Zoti për ne, Ai e di më së miri se çka na çon. Ne me këto sprova kërkojmë të ngrihemi shumë te Zoti ynë, ta fitojmë kënaqësinë tonë. Besoj se edhe ju njihni raste të tilla.

Vërtet Islami është ilaçi i sëmundjeve, që mjekësia i shëron vetëm duke mbytur. Në Islam është lumturia. Le ta kupton këtë edhe populli im. Të ndihemi krenar për këtë fe se ma të mirë nuk ke!

Mirë u takofshim javën e ardhme!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit