5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Ja pse është i rëndësishëm për fëmijët alpinizmi

Më të lexuarat

Bota moderne ka marrë gjithçka që më parë ishte një dukuri normale për shoqërinë. Nga duart e fëmijëve mori llastiqet, topin dhe u dha androidet, duke i bindur se aty do të luajnë më mirë. Lojërat u transferuan në dhunë digjitale dhe sjellje të papërgjegjshme.

Tani fëmijët janë vetjak dhe shoqërinë e zgjedhin në bazë të asaj se çfarë tesha veshin apo çfarë telefona mbajnë. Ndërsa shoqëria ka humbur vlerë dhe kuptimin origjinal të saj.

Mirëpo për fëmijët ende nuk është vonë. Kthehuni malit dhe natyrës.

Në male të gjithë janë të barabartë

Aty nuk ka vend për simbolet dhe statuset. Pas qëndrimit në natyrë shoqëria nuk do të matet në bazë të telefonave apo në bazë të asaj se teshat janë të reja apo të mbajtura, por do të matet në bazë të asaj se kush e zgjati dorën për të kaluar gurët dhe do të matet nga buzëqeshjet që shkaktoi shikimi nga lartë.

Fëmijët do të mësojnë të përballen me pengesat e jetës

Me çantën në shpinë në një temperaturë të ulët dhe në një kohe me shi apo borë ata do t’i thyejnë barrierat psiqike të tyre dhe në këtë mënyrë do të mësojnë të thyejnë edhe barrierat fizike në jetë. Nëse arrijnë në maje në ato kushte ekstreme do të arrijnë edhe qëllimet e tyre aty poshtë.

Do të bëhen të përgjegjshëm

Alpinizmi kërkon disiplinën e trupit dhe të mendjes. Në vend që vikendeve të flenë deri në drekë, pastaj nga shtrati të ulen në kompjuter, ata do të mësojnë të zgjohen herët dhe pastaj do të flenë në kohën e duhur.

Do të jenë të shëndetshëm

Alpinizmi është aktiviteti më i shëndetshëm fizik, ndërsa fakti që ndodhet në natyrë, në vendet më të bukura që mund t’i paramendojmë, i jep edhe më shumë vlera.

Do të behën më të shkathët

Do të mësojnë të ndezin zjarrin, ta pastrojnë ujin nga burimet e dyshimta, do të mësojnë të orientohen në natyrë. Pastaj, të mos flasim për vetëdijen e tyre për ruajtjen e maleve dhe të natyrës në përgjithësi. Ata do të mësojnë për natyrën dhe nga natyra.

Dhe çka është më e rëndësishmja, do të behën njerëz.

Përshtati: Islampress.info

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit