7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Ja një sqarim konspirativ për vrasjen e ambasadorit rus në Turqi:

Më të lexuarat

Një shteti që i vritet kaq lehtë ambasadori në një vend të rëndësishëm do të thotë se ai shtet ka shërbime inteligjente shumë të dobëta.
Por, meqë Rusia shquhet për shërbime inteligjente shumë të sofistikuara, atëherë del se ambasadori rus në Turqi është vrarë me dijeninë e shërbimeve ruse ose nga vet shërbimet ruse.
Këtë mund ta ketë bërë për disa arsye:
1. Ta bëj Turqinë të ndihet fajtore dhe kësisoj ta mbaj më afër vetes në aleancë kundër perëndimit, sepse nuk dëshiron që Turqia t’i largohet tani që janë afruar shumë me njëra tjetrën.
2. Jo publikisht, për këtë vrasje Rusia do t’i akuzojë shërbimet inteligjente perëndimore (se gjoja përmes kësaj vrasjeje kanë dashur të prishin raportet ruso-turke) dhe kësisoj do t’i vendosë shtetet perëndimore në pozicione defanzive së paku për një kohë.
3. Publikisht për këtë vrasje do të akuzohet “opozita siriane” (meqë vrasja u bë në emër të viktimave të Sirisë) dhe me këtë Rusia do të mundohet të legjitimojë sulmet në Siri, të cilat mund t’i përshkallëzojë ditët në vijim.
P.S.: Mos u tutni se nuk ka luftë botërore, sepse zyrtarisht Rusia e ka pranuar vrasjen e ambasadorit si vrasje terroriste./JusufThaqi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit