15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Ja ilaçi që shkakton tumorin në buzë

Më të lexuarat

Përveç udhëzimit të mjekut se si duhet përdorur një medikament, pacientët duhet të tregohen të kujdesshëm që të lexojnë me kujdes fletën shoqëruese të barit.

Pas antibiotikëve, një tjetër bar shumë i përdorur, kryesisht tek personat që vuajnë hipertension, e cila është ndër sëmundjet më të shpeshta që prek shqiptarët, ka rezultuar me pasoja të rënda në shëndet.

Hidroklortiazidi, i cili përdoret si shkarkues, rrezikon shfaqjen e kancerit të lëkurës tek pacientët, kryesisht në rastet e përdorimit afatgjatë. Ky konkluzion ka dalë nga Agjensia Rregullatore për Barnat dhe produktet e kujdesit shëndetësor në Angli, i cili më pas është publikuar edhe në faqen e agjensisë sonë të barnave.

Në informacionin e publikuar thuhet se ekziston një risk doze për shfaqjen e kancerit të lëkurës jomelanome, por kancer që prek qelizat bazale dhe skuamoze, ku përfshihet edhe kanceri i qelizave në buzë nëse pacientët marrin shumë doza të hidroklortiazidit.

Ky medikament nuk ndalohet, por pacientët duhet të bëjnë kontrolle të vazhdueshme dhe të raportojnë mjekun për çdo shfaqje të shenjave apo lezioneve të dyshimta në lëkurë.

Nga ana tjetër, këshillohet që pacientët që përdorin këtë shkarkues të kufizojnë ekspozimin e tyre ndaj rrezeve të diellit dhe atyre ultraviolet./tch

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit