“Ja familja e terroristit”, damka që po shkatërron familjen në Skënderaj

0
339

Një familje nga Skënderaj është shprehur se po etiketohet si familje terroriste, pasi një anëtar i saj u dënua me 5 vjet burgim me akuzën se ka tentuar ta sulmojë ekipin izraelit të futbollit në Shkodër.

Bekim Vojvoda: Ne na ka shkatërruar si familje moralisht dhe psiqikisht. Dalim në qytet dhe si familje na shohin me sy të keq edhe pse nuk kanë bazë. Ne si familje na është hedhur një hije e zezë pa asnjë argument.90% të njohin, por disa nuk dëshirojnë të dinë as të vërtetën. Por ka dalë në media dhe thonë, ja familja e terroristit.

Familja e Leotrim Vojvodës thotë se tani ka edhe vështirësi të vazhdojë me biznesin familjar.

Bekim Vojvoda: Ka pasur raste që ka dashur klienti të na thërrasë për të kryer punë, kur e ka kuptuar kush jemi, na ka refuzuar./REL/