14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Ja çfarë thotë Davutogllu për sulmet në Bruksel

Më të lexuarat

Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, duke vënë në dukje se dënon sulmet e ditës së sotme në Bruksel të cilat sipas tij, kanë treguar edhe njëherë fytyrën globale të terrorizmit në emër të popullit turk ka shprehur ngushëllimet ndaj qeverisë belge. Ai tha se: “Nga këtu i bëj thirrje të gjithë njerëzimit që të veprojnë sëbashku kundër terrorizmit global dhe kundër çdo lloji të tij”, raporton Anadolu Agency (AA).

Davutoğlu në një fjalim në mbledhjen e grupit parlamentar të AK Partisë, duke uruar edhe festën e Nevruzit tha se: “Paqja qoftë mbi ajrin, ujin, gurin dhe tokën e këtij vendi. Pranvera e re qoftë një fillim i ditëve të bukura, Gëzuar Festën e Nevruzit. Shpresojmë që me pranverën në vendin tonë të vijnë qetësia dhe bukuritë. Këtë e uroj nga zemra”.

Ai ndër të tjera duke theksuar edhe njëherë se dënon sulmet e ndodhura në orët e para të mëngjesit në Bruksel u shpreh se: “Javën e kaluar ishim të pranishëm në Bruksel. I bëj thirrje të gjithë njerëzimit që të veprojnë sëbashku kundër terrorizmit global dhe kundër çdo lloji të tij kundër DAESH, PKK apo DHKPC”.

– “Akte në cilësinë e vazhdimit të njëra-tjetrës”-

Duke vënë në dukje se si shtet dhe si popull po kalojnë nga një periudhë e vështirë Davutoğlu ka pohuar se disa organizata terroriste njëkohshëm dhe në mënyrë të koordinuar kanë vendosur në objektiv vendin, popullin dhe qeverinë.

Davutoğlu u shpreh më tej se “Edhe pse ato kanë emra të ndryshëm qëllimin e kanë të njëjtë. Pavarësisht se duken sikur po luftojnë me njëri-tjetrin kur bëhet fjalë për Turqinë ato njëkohshëm me të njëjtin udhëzim kalojnë në veprim”.

Ai në fjalimin e tij e ka theksuar se: “Organizata të cilat nuk mund të veprojnë sëbashku dhe të cilat duken sikur janë kundërshtarë me njëri-tjetrin janë mbledhur nën një çati kundër nesh. Ndërmarrin metoda brutale për të dobësuar dhe destabilizuar Turqinë. Këto organizata terroriste të cilat kontrollohen nga një pikë e vetme vazhdimisht kryejnë akte në cilësinë e vazhdimit të njëra-tjetrës. Me 17 shkurt në Ankara organizata terroriste PKK/PYD kreu një sulm terrorist. Menjëherë pas kësaj me 3 mars organizata terroriste DHKPC kreu një sulm ndaj drejtorisë së forcave operacionale speciale në Stamboll. Gjithashtu më 13 mars organizata terroriste PKK/PYD kreu sulm kamikaz ndaj qytetarëve civilë në Ankara dhe me 19 mars organizata terroriste e përgjakur DAESH kreu sulm kamikaz në Bulevardin İstiklal në Stamboll. Të gjitha këto sulme të njëpasnjëshme tregojnë se si punojnë në mënyrë të koordinuar, se si plotësojnë njëra-tjetrën këto organizata terroriste dhe si drejtohen nga e njëjta qendër për të sulmuar Turqinë. Ndonjëherë DAESH rend në ndihmë të PKK-së, ndonjëherë DHKPC rend në ndihmë të DAESH-it dhe në ndihmë të këtyre organizatave terroriste rend edhe organizata paralele”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit