14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Ja çfarë thoshte Volteri për Islamin

Më të lexuarat

Volteri
Filozof dhe shkrimtar i madh francez, thotë:
“Feja me të cilën erdhi Muhammedi, pa dyshim është më e lartë se Krishterizmi. Besimtarët muslimanë nuk janë spro­vuar me mosbesimin, me të cilin janë testuar të krishterët, të cilët, në fund, deklaruan: “Një Zot është në tresh, ndërsa trinia ka njësinë e njëshit”. Besimi në Një Zot të Vetëm, të Gjithëfuqishëm ka qenë në themel të Islamit. Ekzistimin e tij, Islami ia ka borxh liderit të tij dhe trimërisë së tij, ndërsa të krishterët përdorën shpatën dhe zjarrin për përhapjen e fesë së tyre. O Zot, Zot i Madh! Sikur këta popuj të Evropës t’i merrnin si model muslimanët! Nuk ka dyshim që Muha­mmedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka qenë njeri vërtet i madh. Në gjirin e virtyteve të tij dhe personalitetit parado­g­ma­tik ka kultivuar gjenerata madhështore. Ai ka qenë shte­tas i urtë dhe i drejtë, i cili deri në fund ka realizu­ar revolu­cio­nin më të madh në historinë e njerëzimit“.[14]
“Luteri nuk është i denjë as t’ia zgjidhë lidhëzat e këpucëve Muhammedit“.[15]
“Përsëris se ata, që fenë islame e quajnë si fe me lakmi ep­shesh shtazore dhe një fe që i hap shteg plogështisë dhe pa­pu­nësisë, janë të padijshëm, trundryshkur e mendjesëmurë. Këto pretendime, janë fare të pabaza dhe qëndrojnë shumë larg nga e vërteta. Edhe ata, që i pranojnë si ekzistuese këto, nuk e njohin aspak problemin.
O priftër e kallogjerë! Të gjithë ju, o burra klerikë! Në qoftë se urdhëroheni të mbani agjërim në muajin korrik, në qoftë se ju ndalohen vera që pini e bixhozi që lozni, nëse urdhëro­heni të bëni pelegrinazh (haxhxh) në ranishtat e nxehta të Hixhazit (Arabisë), nëse vendoset të jepni dy e gjysmë për qind të të ardhurave tuaja për sadaka, dhe ju kërkohet të lëshoni 14 gra nga 18 që keni, e të mbani vetëm 4, a mund të thoni për atë fe, që u bënë të tilla komunikime, se është fe lakmuese dhe epshesh shtazore?!”[16]
Ndërkaq, në Dictionnaire Philosophique, IV, f. 319, ai thotë:
“Vëllait tim musliman do t’i thosha: Feja jote, më duket një fe shumë e respektuar. Ti adhuron vetëm një Zot. Çdo vit, je i detyruar të japësh, si zekat, një të dyzetën e të ardhurave dhe ditën e Bajramit të bësh paqe me armiqtë. Priftërinjtë tanë, që shpifin tërë botën, ndoshta një mijë herë thanë se feja jote zuri vend, sepse është një fe që u drejtohet plotë­sisht kënaqësive. Të gjithë këta të mjerë kanë gënjyer. Feja jote është shumë fisnike“.[17]
Në “Fjalori Filozofik v. III”, kapitulli “Muslimanët”, Volteri thërret me nervozizëm:
“Ju them përsëri, analfabetë të marrë, vetëm të paditurve mund t’u thuhet se feja islame është sensuale dhe epshara­ke; për këtë, as që bëhet fjalë, ju kanë mashtruar sikurse edhe për shumë të tjera…
Lehtë është të shpifet, por unë e urrej shpifjen – thotë Volteri në fund të artikullit. Pasaktësitë duhet vazhdimisht të për­gë­njeshtrohen, sepse edhe kur e hedhim poshtë një mash­trim, gjithnjë gjendet dikush që do të risjellë atë. Mund të shkruhen shumë libra voluminozë me intrigat e pavërteta, me të cilat janë sulmuar muslimanët. Çdo gjë që është thënë për muslimanët, deri më sot, duhet hedhur në zjarr“.[18]

 

[14] Sejjid Muxhteba Musavi Llari, Islami dhe Civilizimi Perëndimor, Gjilan, 2004, f. 81.
[15] Ibid, f. 82.
[16] Hajrullah Hoxha, Akuzat kundër Islamit dhe vlerësimet pozitive të disa shkencëtarëve jomuslimanë, Takvimi, Prishtinë, 1996, f. 119.
[17] Dr. Beqir Topallogllu, Gruaja në Islam, Stamboll, 2000, f. 31.
[18] Enver bin Tahir, Volterova (Voltaire) tragedija “Muhamed ili fanatizam” i neka njegova kasnija djela, Glasnik, nr. 4-6, prill- maj, Sarajevë, 1961, f. 264-267.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit