10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ja çfarë thonë Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA për marrëveshjen

Më të lexuarat

Shefat zgjedhor të Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes BESA, Elmi Aziri dhe Afrim Gashi, sot kanë nënshkruar marrëveshjen mes partive që në rrethin e dytë zgjedhor të zgjedhjeve komunale ta përkrahin njëra tjetrën në gjithsej 12 komuna, njofton Portalb.mk.

“Qytetarët votuan ashtu siç votuan, në bazë të atyre rezultateve, vlerësojmë se duhet ta përkrahim njëra tjetrën në rrethin e dytë. Shpresoj që ky koalicion do të ketë sukses maksimal dhe të gjithë kandidatët tanë të fitojnë. Shfrytëzoj rastin që të gjithë përkrahësit më 29 tetor të jenë aktiv po aq sa kanë qenë më 15 tetor dhe ta mbështesin koalicioni Aleanca për Shqiptarët – Lëvizja BESA. Bëjmë apel që të përkrahen maksimalisht dhe ky koalicion të rezultojë shumë i suksesshëm”, tha Elmi Aziri.

Të njëjtat fjalë i tha edhe shefi i shtabit Zgjedhor i Lëvizjes BESA i cili gjithashtu bëri thirrje që aktivistët e tyre të punojnë që në komunat ku garon Aleanca për Shqiptarët, përveç që të punojnë për ta, edhe të punojnë që të dalin fitimtarë.

“Këtë akt e kemi pritur gjatë kohë, është i dëshiruar për të gjithë shqiptarët. Arsyet pse nuk ndodhi më herët, ndoshta është koha tash ti flasim, me rëndësi është që në rrethin e dytë të zgjedhjeve më 29 tetor që Lëvizja BESA ta përkrahë Aleancën për Shqiptarët në 5 komuna ku ata garojnë, ndërkaq Aleanca do ta përkrahë Lëvizjen BESA në 7 komuna. I ftoj të gjithë aktivistët dhe qytetarët që në komunat ku garojnë kandidatët tonë të japin votën, të jenë aktiv dhe të bëjë çmos që komunat në vijim të menaxhohen nga strukturat e reja politike”, tha Gashi.

https://www.facebook.com/TvShenjaOfficial/videos/722553811283520/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit