12 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Ja çfarë shkruan doktorri shqiptar në Gjermani, për situatën e krijuar nga virusi Korona

Më të lexuarat

‘‘Gjella me kripë, e kripa me karar‘‘
(Fjalë e urtë popullore)

U bënë më shumë se tre muaj që bota ka angazhuar të gjitha institucionet dhe mekanizmat që disponon për të luftuar COVID-19. Ky aksion, kohëzgjatja e të cilit është e paparashikueshme, ka paralizuar jo vetëm ekonominë dhe jetën normale, por ka lënë mënjanë edhe problemet serioze të shëndetit, të cilat nuk prekin dhjetëra mijëra, por qindra miliona njerëz anembanë botës, çdo ditë, në çdo stinë, prej dhjetëra vjetësh, madje prej shekujsh!

Në emër të luftës kundër virusit, është legjitimuar pritja duarkryq e vdekjes nga sëmundjet letale akute si dhe nga patologjitë kronike të cilat shuajnë jetën e miliona njerëzve.
Pacientët me probleme akute të zemrës, ata me diabet dhe komplikacionet e kësaj sëmundje, me urgjenca kirurgjikale etj., ngurojnë ti drejtohen spitalit, ose nga frika se aty i pret virusi “vdekjeprurës” ose nga druajtja se askush nuk ua hap derën e spitalit! Si pasojë, ata presin në shtëpi derisa gjendja e tyre të përkeqësohet madje dhe të vdesin!
Të mos flasim për shëndetin mendor i cili pa dyshim është rënduar ndjeshëm si pasojë e kufizimit të kontakteve sociale. Ankthi, frika nga e nesërmja dhe depresioni po vrasin çdo ditë e më shumë shpirtin njerëzor dhe shpresën për jetë.

Është koha të vetëdijësohemi dhe ta shohim problemin e COVID-19 në përmasat e tij reale. Unë për vete nuk ju besoj më lajmeve që servirin mediat dhe shumë nga qeveritë!
Ju uroj shëndet!

 

Dr. Asllan Tahiraj

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit