10.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Ja çfarë shkroi hoxhë Ahmed Kalaja për vdekjen e Florenc Beqirajt

Më të lexuarat

Florenc vllai im!

Qofsh i xhenetit vlla;
Zemra u pikellu;
Syu lotoi;
Allahu i Madheruar e marrte hakun tend o vlla se keta e diten lajmin tend po nuk e bene lajm; e diten hallin po stu gjenden prane, priten te vdisje te beheshe lajm; priten te vdisje te fillojne hetimet.
Ata qe mbi ty vune dore paçin terhequr pas gjynahet e tua edhe mallkimin e Zotit.
Mediat qe s’te bene lajm u befshin vetë lajm.
E ata qe sta zgjidhen hallin e paten mundesi qe ta zgjidhin hallin Zoti i mbushte me halle.
Ti ike nga kjo bote e inshallah je te Zoti deshmor; le nje bote te mbushur me felliqsi e plehra; do Zoti pastrohen po pa te tjera “kurbane”.

Pertej merzitjes per ty po lutem si me poshte;

Thoni ;

Amin!

“Inna lilahi we inna ilejhi raxhiune!”
“Allahumegfir lehu werhamhu we texhevez anhu!”
“Lilahi maata we lehu ma ehadh we kulu shejin indehu bimkdar”.
“Fel tasbir wel tahtesib! ”

“Te Allahut jemi te Allahu do te kthehemi!”

“Allahu e falte; Allahu e meshirofte; Allahu e tolerofte”!

“E Allahut eshte çdo gje na dhuroi; e Allahut eshte çfare na mori; e çdo gje te Ai ka afat te afatizuar”!

“Allahu ju dhurofte sabr e ju inspirofte shpresen per shperblim”!

Na takofte Allahu ne Xhenet/ Parajse;
Varri per ty qofte kopesht xheneti;
Qofsh i falur nga gjynahet e qofshin ne kurrizin e atyre qe te masakruan e atyre qe te lane ne balte.
Qofsh pranuar si deshmor!

A
M
I
N

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit