10.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Izraelitët votojnë në zgjedhjet lokale, palestinezët i bojkotojnë

Më të lexuarat

Legjislacioni i Izraelit i trajton palestinezët si banorë të përhershëm duke u dhënë të drejtë vote, megjithatë i ndalon ata së kandiduari

 

 Në Izrael, sot po mbahen zgjedhjet lokale të cilat karakterizohen me një bojkot të shumicës së palestinezëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Mbi 6.6 milionë votues të regjistruar në Izrael, sot zgjedhin udhëheqësinë e re në 251 bashkësi lokale, për çka rreth 11.000 qendra votimi, u hapën mëngjesin e sotëm, mbyllja e të cilave është paralajmëruar për në ora 22:00 sipas kohës lokale.

Njëjtë sikur në ciklet e kaluara, vëmendjen më të madhe e tërheq situata në Kudsin Lindor të pushtuar, ku shumica e popullsisë palestineze bojkoton në masë të madhe zgjedhjet.

Bojkoti palestinez zgjat që nga pushtimi izraelit në vitin 1967. Legjislacioni i Izraelit i trajton palestinezët si banorë të përhershëm duke u dhënë të drejtë vote, megjithatë i ndalon ata së kandiduari.

Aktivistët palestinezë thonë se dalja e palestinezëve në zgjedhje, do të ishte një lloj miratimi i pushtimit izraelit të Kudsit.

Fillimi i zgjedhjeve lokale në Izrael, u shoqërua edhe me protesta masive të organizuara nga komuniteti Druze në Majdl Shams, një grup i veçantë etnik dhe fetar në botën arabe.

Zgjedhjet në atë bashkësi lokale në lartësirat e Golanit të pushtuar janë anuluar pasi që të gjithë kandidatët janë tërhequr.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit