5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

IZRAELI TRONDITET NGA ETIKETA “PRODUKT PUSHTUESI”

Më të lexuarat

Marrëdhëniet mes Izraelit dhe Afrikës së Jugut janë tensionuar si pasojë e mallrave të prodhuara në territoret e Palestinës.

Ndërkohë që kjo kërkesë shkaktoi tensionim ndërmjet dy vendeve, bëhet e ditur se edhe Danimarka po përgatitet për një kufizim të ngjashëm.

Republika e Afrikës së Jugut kërkoi që në vend të shënimit “Prodhuar në Izrael”, produkteve të eksportuara nga Palestina t’u vendoset etiketa “Prodhuar në Territoret e Pushtuara Palestineze”.

Autoritetet afrikanojugore theksojnë se Rripi i Gazës dhe Bregu Perëndimor nuk gjenden brenda kufijve të Izraelit, prandaj produktet në fjalë duhet të etiketohen në përputhje me vendin e origjinës.

Specialistët tërheqin vëmendjen se shtimi i reagimeve të tilla ndaj Izraelit, ku eksporti përbën një nga zërat më të rëndësishëm në të ardhurat e vendit, do të jenë një grusht i rëndë për ekonominë izraelite.

Mësohet se ndërkaq edhe Danimarka po bën përgatitje për të ndaluar vendosjen e etiketës izraelite tek mallrat e prodhuara në territoret palestineze.

Kurse muajin e kaluar një zinxhir supermarketesh në Angli kishte vendosur që të mos ekspozonte nëpër rafte mallrat e prodhuara në zonat e pushtuara nga Izraeli.

Kjo manovër cilësohet si vendimi i parë i kompanive evropiane për bojkot konkret kundër politikave uzurpuese të Tel-Avivit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit