16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Izraeli shpërblen rabinin që e cilëson “të lejuar” vrasjen e palestinezëve

Më të lexuarat

Qeveria izraelite ka njoftuar se do të ndajë çmimin e “Tevratit dhe Urtësisë” për rabinin izraelit Yitzchak Ginsburgh, i cili e konsideron të lejuar vrasjen e johebrenjve dhe në veçanti të palestinezëve.

Rabini Ginsburgh do të marrë çmimin të enjten nga ana e Ministrisë izraelite të Arsimit, raportoi gazeta Haaretz.

Sipas lajmit të së përditshmes izraelite, Ginsburgh është një nga mbështetësit më të mëdhenj të fanatikut hebre Baruch Goldstein i cili kreu “Masakrën në Xhaminë e El Halilit (Haram al-Ibrahimi)”.

Gazeta bëri të ditur se në ceremoninë e ndarjes së çmimit do të marrë pjesë ministri i Arsimit Rafi Peretz dhe ministri i Transportit Yisrael Katz.

Ndryshe, Baruch Goldstein vrau 29 palestinezë dhe plagosi mbi 150 të tjerë në sulmin e njohur si “Masakra e Xhamisë së El Halilit” më 25 shkurt të vitit 1994./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit