16.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Izraeli rrënon një klasë të improvizuar në Luginën e Jordanit

Më të lexuarat

Muajin e kaluar, forcat izraelite, duke përdorur të njëjtin justifikim, shkatërruan një numër klasash të improvizuara të vendosura për nxënësit palestinezë në të njëjtën zonë

 

Forcat ushtarake izraelite rrënoi një tendë që përdorej si klasë për nxënësit palestinezë në rajonin e Luginës së Jordanit në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, njoftoi një zyrtar palestinez, raporton Anadolu Agency (AA).

“Zyrtarët izraelitë u përpoqën të justifikonin këtë hap duke thënë se tenda ishte ngritur pa licencë”, tha për AA Mutaz Bisharat, një zyrtar i Autoritetit Palestinez përgjegjës për përcjelljen e aktivitetieve të vendbanimeve kolone hebreje.

Ushtria izraelite, tha Bisharat, rrëzoi klasën e improvizuar dhe pengoi mësuesit dhe nxënësit që të vinin.

Muajin e kaluar, forcat izraelite, duke përdorur të njëjtin justifikim, shkatërruan një numër klasash të improvizuara të vendosura për nxënësit palestinezë në të njëjtën zonë.

Në fillim të këtij viti, Ministria palestineze e Arsimit vendosi klasë në fshatin Ibziq me synimin për të ofruar për komunitetet lokale beduine arsim themelor.

Sipas Marrëveshjes së Oslos së vitit 1993 ndërmjet Izraelit dhe Autoritetit Palestinez, Bregu Perëndimor i pushtuar ishte i ndarë në zonat A, B dhe C.

Zona A, e cila përfshin 18 për qind të territorit, i ishte alokuar Palestinës në aspektin administrativ dhe atë të sigurisë, ndërsa zona B, që përfshinte 21 për qind, në aspektin administrativ i ishte alokuar Palestinës kurse në atë të sigurisë Izraeli.

Zona C, e cila përfshin edhe Luginën e Jordanit dhe në të cilën jetojnë 300 mijë palestinezë, i ishte alokuar Izraelit edhe në aspektin administrativ, edhe atë të sigurisë.

Izraeli nuk u lejon palestinezëve ndërtime në zonën C të Bregut Perëndimor të pushtuar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit