Izraeli me Ambasadë në Shqipëri

0
41

Izraeli nga dita e sotme do të ketë përfaqësimin e saj në Shqipëri në një ambasadë me rezidencë të përhershme në Tiranë. Lajmi u konfirmua sot gjatë takimit që kryeministri Sali Berisha pati me ambasadorin e Izraelit në Shqipëri, zotin David Cohen, i cili shoqërohej nga zëvendësdrejtorja e përgjithshme për Euro-Azinë dhe Ballkanin pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit, zonja Anna Azari.

Ambasadori Cohen, i komunikoi shefit të qeverisë shqiptare, në emër të kryeministrit Netanyahu dhe ministrit Lieberman, vendimin e qeverisë izraelite për të shndërruar përfaqësimin e saj në Shqipëri në një ambasadë me rezidencë të përhershme në Tiranë, çka do të shënojë një hap të ri cilësor në konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve dhe nxitjen e bashkëpunimit në fushën ekonomike e tregtare, politike e të gjithanshëm, në interesin më të mirë të qytetarëve të të dy vendeve.

Kryeministri Berisha e vlerësoi këtë lajm, si një ngjarje jashtëzakonisht të rëndësishme në historinë e marrëdhënieve të shkëlqyera dhe miqësinë mes dy vendeve e kombeve.

Në takim u konfirmua vullneti i dyja palëve për të rritur investimet reciproke, që do t’i shërbejnë rritjes së shkëmbimeve tregtare, por edhe nxitjes së krijimit të vendeve të punës. Në takim u diskutuan edhe zhvillimet në rajon./koha/kohaislame