11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Izraeli mbyll kufirin me Egjiptin pas sulmeve

Më të lexuarat

Pas sulmeve ndaj kishave në qytetet Tanta dhe Aleksandria të Egjiptit në të cilat humbën jetën 43 persona, Izraeli ka mbyllur kalimin kufitar me këtë shtet, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim me shkrim nga Zyra e Kryeministrisë së Izraelit, thuhet se “Për arsye të shqetësimit se sulmet terroriste në Gadishullin e Sinait në Egjipt po shënjestrojnë turistët, përfshirë edhe izraelitët, është marrë vendimi për mbylljen e pikë kalimit kufitar Taba të hapur këtu”.

Sipas deklaratës, shtetasit e Izraelit të cilët dëshirojnë të kthehen në vendin e tyre nga Egjipti do të mund ta përdorin këtë pikë kufitare, teksa nuk do të lejohet kalimi nga aty drejt Egjiptit.

Po ashtu, në deklaratë është përsëritur apeli që u ishte drejtuar edhe më herët shtetasve izraelitë, siç thuhet, “Për t’u larguar nga Egjipti për shkaqe sigurie”.

Gadishulli i Sinait në Egjipt njihet si një ndër vendet më të vizituar nga hebrenjtë në festën e Pashkëve të Hebrenjve (Pesah) që do të fillojë mbrëmjen e sotme dhe do të zgjasë një javë.

Në festën e Pashkëve të Hebrenjve festohet largimi nga Egjipti në drejtimin e Musait (Mojsiut) dhe shpëtimi nga tirania e faraonit.

Ndryshe, si pasojë e sulmit të djeshëm në Aleksandria dhe Tanta në Egjipt, jetën e humbën 43 persona, kurse 119 mbetën të plagosur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit