13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Izraeli lejon faljen e namazit të xhumasë në Al-Aksa

Më të lexuarat

KUDS (AA) – Izraeli ka lejuar kalimin e palestinezëve mbi 40 vjeç dhe fëmijëve përmes pikës kontrolluese mes Betlehemit dhe Kudsit, për të falur namazin e parë të xhumasë në këtë Ramazan në kompleksin Al-Aksa, raporton Anadolu Agency (AA).

Që nga orët e hershme të mëngjesit palestinezët kalojnë përmes pikës kontrolluese që ndan Betlehemin dhe Kudsin në Bregun Perëndimor. Në mesin e tyre ka edhe shumë gra.

Kudsi Lindor është qytet në të cilin gjendet xhamia Al-Aksa, e cila ka qenë kibla e parë, drejt së cilës muslimanët janë orientuar gjatë faljes. Krahas kësaj, në këtë qytet gjenden edhe vendet më të shenjta dhe më të rëndësishme të krishtere dhe hebreje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit