13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Izraeli Intensifikon fushatën për riatdhesimin e hebrenjëve të Europës

Më të lexuarat

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu i bën thirrje hebrenjve të Evropës se Izraeli është shtëpia e tyre dhe bëri të ditur se javën e ardhshme, një grup i ministrave të Izraelit do të realizojë takime me qëllim rritjen e migrimit në Izrael nga vendet evropiane ku jan caqe të anti-semitizmit, raporton Anadolu Agency, (AA).

Në njoftimin me shkrim të Zyrës së marrëdhënieve me publikun të qeverisë izraelite thekson se çdo çifut që shpërngulet nga Evropa për në Izrael do të pritet me dyer dhe zemra të hapura.

Ai premtoi se qeveria e Izraelit do të bëjë ç’mos që emigrantët të ndihen si qytetarë të barabartë të këtij vendi.

Rreth sulmit të fundit terrorist në Paris, Netanyahu tha se ky është vazhdimi i luftës së islamit radikal kundër qytetërimit modern europian perëndimor, në të njëjtën kohë edhe luftë e hapur e radikalëve kundër vendeve të moderuara arabe dhe gjithë botës islame.

“Vala terroriste ka shtrirë aktivitetin e saj në të gjithë botën, dhe nëse nuk ndërmerren veprime urgjente edhe më fuqishëm do të godasin botën e lirë. Organizatat terroriste mbajnë emrat si Hamasi, Hezbollahu, ISIL, Al Kaida, Nusra, Boko Haram, Fronti Islamik dhe të ngjajshme, ndërsa qëllimi i tyre i përbashkët është për ta kthyer njerëzimin mijëra vite mbrapa”, tha Netanyahu.

Duke iu referuar unitetit të botës në luftën kundër terrorizmit dhe islamit radikal, Netanyahu tha se kriminelët e këti lloji nuk mund të triumfojnë mbi botën e bashkuar.

Gjatë vitit 2014, Izraeli ka riatdhesuar 26500 hebrenj, pjesa më e madhe nga Franca. Kjo është vala më e madhe e emigracionit të Jehudinjëve në Izrael gjatë dekadës së fundit. Përveç 7000 jehudëve nga Franca, vitin e kaluar në Izrael u riatdhesuan gati 6000 hebrenjë të Ukrainës, ndërsa arsyeja e migrimit rekord të hebrenjve të Ukrainës është kriza e atjeshme.

Popullsia në Izrael vitin e kaluar tejkaloi 8 milionë banorë, prej të cilëve një milion e gjysmë janë arabë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit