13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Izraeli heq dorë nga organizimi i festivalit të pijeve aloolike në xhaminë muze

Më të lexuarat

Festivali i pijeve alkoolike që më herët ishte planifikuar të organizohet në oborrin e xhamisë historike Bir Seba në Izrael pas reagimeve të shumta të bëra në lidhje me çështjen ka ndryshuar vendin e organizimit.

Drejtori i xhamisë muze Bir Seba deklaroi se festivali që do të mbahet sot dhe nesër është transferuar jashtë oborrit të xhamisë.

Ndërkaq më herët ishte publikuar se festivali do të organizohet në oborrin e xhamisë.

Vendimi për të organizuar festivalin e pijeve alkoolike në oborrin e xhamisë hasi në reagime të ashpra me arsyetim se “Izraeli bënë shkeljen e marrëveshjeve ndërkombëtare me anë të cilëve garantohen liritë e shprehjes së ndjenjave, respekti i shenjtorëve dhe liria e kryerjes së riteve fetare të myslimanëve”./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit