14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Izraeli e ngushton edhe më tepër territorin detar të Gazës

Më të lexuarat

Pavarësisht nga deklaratat e bëra kohët e fundit Izraeli vazhdon bllokadën mbi popullin e Gazës.

Qeveria e Netanjahut, pas raketave që ranë në Sderot, bllokadën që i zbaton peshkatarëve palestinezë të Gazës e ka ulur deri në 3 milje.

Kufiri i mëparshëm 6 milje pritej të shtohej në 12 milje, ndërkohë që ulja edhe më shumë e këtij kufiri i ka pezmatuar peshkatarët e Gazës.

Udhëheqja izraelite, sipas marrëveshjes së bërë pas operacionit Kolona e Resë, bllokadën detare që i aplikonte peshkatarëve të Gazës e kishte çuar në 6 milje.

Sipas Marrëveshjes së Oslos, peshkatarët e Gazës kanë drejtë të hapen në det deri në 20 milje.

Izraeli që nga viti 2008 e këtej me anijet luftarake që ka dislokuar në ujërat përreth Gazës përpiqet t’i pengojë peshkatarët palestinezë. /trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit